AMENDAMENTE TE LIGJIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J
Nr. 9541, date 22.5.2006
PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 8457,
DATE 11.2.1999 "PER INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR "SEKRET SHTETEROR""

Ne mbeshtetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Ne ligjin nr. 8457, date 11.2.1999 "Per informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"", behen keto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me kete permbajtje:"

Neni 1/1

Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet per te gjitha institucionet shteterore, qendrore apo te vartesise, per organet e drejtesise, prokurorise dhe/ose personat juridike/fizike, personat me imunitet, ku per ushtrimin e detyrave te tyre, duhet te kene akses ne informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"".

Neni 2

Ne nenin 2 "Perkufizime" behen shtesat si me poshte:
"INFOSEC" eshte zbatim i masave te sigurise per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar gjate perpunimit, arkivimit ose transmetimit ne sistemet e komunikimit, sistemet e informacionit dhe sistemet e tjera elektronike nga cenimi akseidental ose i qellimshem i objektivave te sigurise: konfidencialitetit, integritetit dhe disponibilitetit. "Konfidencialiteti" eshte mbrojtja e informacionit mga aksesi i paautorizuar.
"Integriteti" eshte mbrojtja e informacionit nga modifikimi i paautorizuar.
"Disponibiliteti" eshte venia e informacionit ne dispozicion te perdoruesve te autorizuar, kur kerkohet".

Neni 3

Ne nenin 3 behen keto ndryshime:
1. Ne fjaline e pare, fjalet "tre nivelet" zevendesohen me fjalet "kater nivelet".
2. Pas shkronjes "c" shtohet shkronja "ç" me kete permbajtje:
     "ç" "i kufizuar", kur ekspozimi i paautorizuar mund te demtoje veprimtarine ose efektivitetin e institucioneve      shteterore ne fushen e sigurise kombetare".

Neni 4

Ne nenin 9 shkronja "a", fjalet "tre nivelet" zevendesohen me fjalet "kater nivelet".

Neni 5

Ne nenin 21, pas shkronjes "c" shtohet shkronja "ç" me kete permbajtje:
"ç) personi ka zotesi per te vepruar.".

Neni 6

Neni 23 ndryshohet si me poshte:

Neni 23

Siguria ne rrjetet informatike dhe ne pajisjet e komunikimitMasat e sigurise: sigurimi fizik, sigurimi i personelit, sigurimi i informacionit dhe INFOSEC zbatohen per te krijuar mjedis te sigurte per funksionimin e sistemeve te komunikimit, sistemeve te informacionit dhe sistemeve te tjera elektronike.
DSIK eshte Autoriteti Kombetar i Akreditimit te Sigurise.
Drejtoria e Shifres eshte Autoriteti Kombetar per Sigurimin e Komunikimeve dhe Autoriteti Kombetar i Shperndarjes.".

Neni 7

Ne nenin 24 behen keto ndryshime:
1. Paragrafi i dyte ndryshohet si me poshte:
     "Ministria/institucioni, para nenshkrimit te nje marreveshjeje ose protokolli teknik qe perfshin shkembimin e  informacionit te klasifikuar, duhet te marre me pare mendimin e DSIK-se.".
2. Pas paragrafit te dyte shtohet nje paragraf me kete permbajtje:"Para nenshkrimit te nje nje marreveshjeje apo protokolli teknik, qe perfshin shkembimin e informacionit te klasifikuar, duhet te jete lidhur me pare marreveshja per sigurimin e informacionit te klasifikuar midis autoriteteve te sigurimit kombetar te shteteve pale.".

Neni 8

Neni 27 ndryshohet si me poshte:

"Neni 27

Sistemi i Zyrave te Regjistrit Sistemi i zyrave te regjistrit te informacionit te klasifikuar te NATO-s perbehet nga Zyra e Regjistrit Qendror ne DSIK, zyrat e nenregjistrit te informacionit te klasifikuar te NATO-s dhe pikat e kontrollit, qe krijohen ne ministri dhe institucione shteterore.
Ky sistem eshte pergjegjes per regjistrimin, shpërndarjen dhe administrimin e informacionit të klasifikuar, te shkembyer ne kuadrin e bashkepunimit me NATO-n.
Nepermjet sistemit te zyrave te regjistrit qarkullon edhe informacioni i klasifikuar i shteteve ose i organizatave te tjera nderkombetare.
Ministrite dhe institucionet shteterore mbrojne informacionin e klasifikuar te NATO-s, shteteve te tjera dhe organizatave nderkombetare, sipas standarteve qe sigurojne shkalle mbrojtjeje te njejte me ate qe kerkohet nga NATO-ja, shteti ose organizata nderkombetare.".

Neni 9

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R E
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)