AKTIVITETE

" Vizitë pune në Gjermani "
17-21 Korrik 2017

 

Në sajë të bashkëpunimit dhe të ftesës së ardhur nga DSA e Republikës Federale të Gjermanisë, më datën 17-21 Korrik 2017, tre punonjës nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), kanë kryer një vizitë pune tek Autoriteti përgjegjës për sigurimin e informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe tek Operatori Ekonomik AIRBUS HELICOPTERS Deuschland GmbH, Donauworth. Kjo vizitë pune u krye në funksion të aftësimit të mëtejshem dhe të përmiresimit të nivelit të ekspertizës tonë përmes përftimit të eksperiencës së shkëlqyer gjermane për të gjitha aspektet e sigurimit të informacionit të klasifikuar në fushën industriale nga institucionet shtetërore dhe Operatorët Ekonomike të interesuar.

.................................................................................................................................................................................................

" TRAJNIM I KRYER NGA DREJTORIA E SIGURIMIT TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR PËR SIGURIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR TË NATO DHE BE "

 

Në kuadër të edukimit të sigurisë, më datë 12-13 qershor 2017, dy përfaqësues të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, z. Dorian Tola, Drejtor i DSIK dhe z. Enton Sadiku, Përgjegjës Sektori, kryen një trajnim dy ditor për personelin e Përfaqësisë së Përhershme të RSH pranë NATO, Bruksel dhe të Misionit të RSH në BE, që njihet me informacionin e klasifikuar "Sekret shtetëror", NATO, BE, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Çështjet e diskutuara në këtë trajnim, u vlerësuan maksimalisht nga personeli i Përfaqësive të sipërpërmendura.

.................................................................................................................................................................................................

" VIZITE PUNE NE KOSOVE "

 

Me ftesë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), një delegacion i DSIK i kryesuar nga Z. Dorian TOLA, me datë 15-17 Maj 2017, realizoi një vizitë pune në Prishtinë, lidhur me shkëmbimin e përvojave më të mira ndërmjet dy vendeve për aspektet e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe të verifikimit të sigurisë. Gjatë kësaj vizite, u zhvilluan takime pune me Zëvendësdrejtorin e AKI, Zotin Latif Merovci, Drejtorin e Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, Zotin Izet Musa dhe stafin e NSA, si dhe me Zotin Shpen TERDEVA, Sekretar i Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë në Qeverinë e Kosovës. Në të gjitha takimet u riafirmua dëshira dhe vullneti i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët institucional për shkëmbimin e vazhdueshëm të përvojave më të mira ndërmjet institucioneve tona për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar përmes standardeve të unifikuara. Gjatë kësaj vizite, u identifikuan drejtimet e mundshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

.................................................................................................................................................................................................

" Trajnim i kryer nga Zyra e Sigurisë së NATO˗s (NOS) për standartet e aplikuara për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO˗s"

 

Më datë 14-15 Dhjetor 2016, dy përfaqësues të Zyrës së Sigurisë së NATO˗s (NOS), Zj. Maja Rozaj dhe Z. Pietro Di Leva,kryen një trajnim dy ditor për personelin e institucioneve shqipëtare që njihen me informacion të klasifikuar të NATO˗s. Çështjet kryesore që u diskutuan gjatë trajnimit ishin standartet e aplikuara për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO˗s.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Takimi i 31-të i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial ( MISWG )"
Stokholm, Suedi
12-15 shtator 2016

 

Në Stokholm, më 12-15 shtator 2016, u mbajt takimi i 31-të i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të MISWG-ut, Zyrës së Sigurisë së NATO-s, të NSA-së dhe të strukturave të sigurisë së Suedisë. Shqipëria u përfaqësua nga 2 ekspertë të fushës së Sigurisë Industriale. Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me unifikimin e praktikave më të mira të shteteve në fushën e sigurisë industriale, si dhe u krye përditësimi i disa dokumenteve themelore në kuadrin e veprimtarisë së Grupeve të Punës. Përfaqësuesit e shteteve anëtare parashtruan vizionet e tyre lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për aspekte të veçanta. Takimi i radhës do të organizohet gjatë vitit 2017 nga NSA-ja e Mbretërisë së Belgjikës.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshje ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe 
Bashkimit Evropian (BE)
për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
3 Mars 2016

 

Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE-së në fushën e sigurisë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Zj. Frederica Mogherini nënshkruan më datë 3 Mars 2016 në ambientin e Kryeministrisë, "Marrëveshjen midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar". Raundi i parë i negociatave u zhvillua në Bruksel në zyrat e EEAS (External European Action Services) midis përfaqësuesëve të Strukturave të Sigurisë në BE dhe delegacionit të DSIK-së. Raundi i dytë u zhvillua në Tiranë më 15.5.2015, në përfaqësinë e BE-së në Shqipëri.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Shqipëri ˗ BE në fushën e sigurisë.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshje ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe 
Qeverise së Mbretërisë së Spanjës
për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
17 Shkurt 2015

 

Më 17 Shkurt 2015, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar ".
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Spanjolle, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. José de Blas Jiménez, Drejtor i Zyrës Kombëtare të Sigurisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Zj.  Silvia Cortés Martín.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

.................................................................................................................................................................................................

 

Tryezë e Përbashkët për
"
Aspekte të praktikave dhe të procedurave më të mira
për sigurimin e informacionit të klasifikuar".
Tiranë,
3-4 Shkurt 2015

 

Në Tiranë, më 3 e 4 Shkurt 2015, u zhvillua Tryeza e Përbashkët ndërmjet përfqësuesve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe përfaqësues të Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, lidhur me “Aspekte të praktikave dhe të procedurave më të mira për sigurimin e informacionit të klasifikuar”.
Gjatë dy ditëve të punës së kësaj Tryeze, u shkëmbyen praktikat më të mira për aspektet tekniko-ligjore, arritjet dhe sfidat e perbashkëta. Një qasje të veçantë pati lidhur me aspektet e procedurave dhe të standarteve për sigurimin e informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe sigurimin e sistemeve të komunikimit të informacionit.

Tryeza e Përbashkët e cila u drejtua nga Drejtori i NSA-së, së Shqipërisë Z. Arben Seferi dhe Z. Izet MUSA, Drejtor i Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, riafirmoi dëshirën dhe vullnetin e përbashket për thellimin e marrëdhënive dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë institucional për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Takimi i 29-të i grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial ( MISWG )"
Bukuresht, Rumani,
9-12 Shtator 2014

 

Nga data 9-12 shtator  2014, në Bukuresht, Rumani u mbajt takimi i 29-të i Grupit Ndërkombëtarë të Punës për Sigurimin Industrial të vendeve anëtare të MISWG, përfaqësuesëve të Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes-EDA
Shqipëria u përfaqësua nga 2 ekspertë të fushës së  Sigurisë Industriale.
Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me unifikimin e praktikave më të mira të shteteve në fushën e Sigurisë Industriale në kuadrin e kontratave që kërkojnë akses tek informacioni i klasifikuar.
Në këtë takim u parashtrua vizioni për të ardhmen nga shtetet anëtare, për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellltë.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshje ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë
për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Budapest,
9 Shtator 2014

 

Më 9 Shtator 2014, në Budapest u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar".
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Hungareze, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. Lazlo Tasnadi, Sekretar Shteti i Ministrisë së Brëndshme.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Konferenca e Katert e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore- Anetare te RCC-SEENSA"
Sarajeve, Bosnje-Herzegovine,
19-21 Maj 2014

 

Më datë 20 Maj 2014, nën drejtimin dhe mbështetjen e Ministrise se Sigurisë së Bosnje-Herzegovinës - Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), në qytetin e Sarajevës, u zhvillua Takimi i Katërt i Drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore. 
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Moldavisë Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Giuseppe Benassi, Drejtor i Mbikeqyrjes se Politikave të Zyrës së Sigurisë së NATO-s për /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit si dhe ekspertë të tjerë. 
Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar. 

.................................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Sarajeve,
20 Maj 2014

 

Më 20 Maj 2014, në Sarajevë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala e Bosnje - Herzegovinës, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. Mate Miletic,  Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Bosnje-Herzegovinës (NSA).
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

.................................................................................................................................................................................................

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së  Republikës Italiane  për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Romë,
4 - 5 Dhjetor 2013

 

Më 4 Dhjetor 2013, në Romë u mbajtën negociatat për Projekt-Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së  Republikës Italiane  për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar." 
Delegacioni Shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Bukuresht,
13 - 15 Nëntor 2013

 

Më 14 Nëntor 2013, në Bukuresht u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar." 
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Rumune, marrëveshja u nënshkrua  nga Z.Marius Petrescu,  Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Regjistrit për Informacionin e Klasifikuar (NSA).
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Hungarisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
8 - 9 Korrik 2013

 

Më 8-9 Korrik 2013, në Tiranë u mbajtën negociatat për "Projekt- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Republikes së Hungarisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar."
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni i Hungarise drejtohej nga Z. Mihaly Zala, Drejtor i NSA Hungareze.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

 

.................................................................................................................................................................................................

 

"Konferenca e tretë e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA)"
28 Maj 2013, Durrës

 

Më datë 28 Maj 2013, nën drejtimin dhe mbështetjen e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare /NSA/ dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me qendër në Sarajevë, në qytetin e Durrësit, u zhvillua Takimi i Tretë i drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.

Ky takim, ashtu si dy takimet e mëparshme, u organizua me mbështetjen e strukturave të sigurisë së BE dhe të Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Rumanisë, Moldavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Stephen F. Smith, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit në Sarajeve, si dhe ekspertë të tjerë.

Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Takimi i Katërt i drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore do të mbahet vitin e ardhshëm në Bosnjë e Hercegovinë.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Gjeorgjisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tbilis,
25 - 28 Mars 2013

 

"Më 25 - 28 Mars 2013, në Tbilis u mbajtën negociatat për Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Gjeorgjisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar."
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni i Gjeorgjisë drejtohej nga Zj. Sophie Kilazde, Kreu i Divizionit të Bashkëpunimit Ligjor Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brëndshme.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Projekt- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
25 - 28 Shkurt 2013

 

"Projekt- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar" u zhvillua pranë ambienteve të Autoritetit të  Sigurimit Kombëtar të  Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni i Bosnje-Herzegovinës drejtohej nga Z. Mate Miletic, Ndihmës Ministër për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në Ministrinë e Sigurisë.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës
mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
"
Prishtinë,
7  Nëntor 2012

 

Në kuader te aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit te pavarsise se shtetit Shqiptar, me 7 Nëntor 2012, në Prishtinë  u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në përputhje me programin e Këshillit të Ministrave dhe përforcon vendosmërinë e angazhimin e tij në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshë me Republikën e Kosovës.

Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ndersa nga pala Kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga Z.Bajram Rexhepi,Ministër i Punëve të Brendshme.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Madrid,
11 - 13 Shtator 2012

 

Gjatë datave 16 deri më 19 Shtator 2012 me ftesë të Drejtorit të Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, Z.Jose De Blas,  një ekip i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare) i kryesuar nga Drejtori, Z. Shyqyri Dekavelli, dhe nga një përfaqësues i Minitrisë së Puneve të Jashtme, kreu një vizitë në Madrit me qëllim zhvillimin e etapës së parë të negociatave në lidhje me "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës mbi mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar". Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë shërben si një hap i mëtejshëm në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Negociatat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Konferenca Nderkombetare "Praktikat më të mira në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar – sfidat dhe arritjet""
Sofje,
11 - 13 Shtator 2012

 

Me 11-13 shtator 2012, në Sofje, në rezidencën Boyana, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare "Praktikat më të mira në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar – sfidat dhe arritjet", organizuar nga NSA-ja bullgare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të njëzet  shteteve, anëtare te BE dhe te vendeve te Evropës Juglindore. Paralelisht me këtë konference u mbajt edhe Takimi i Parë i Grupit Tematik te Punës për Trajnimet në kuadrin e Forumit te drejtuesve te NSA-ve anëtare të RCC.
Në Konferencë dhe në takimin e Grupit Tematik te Punës për Trajnimet u diskutuan çështje lidhur me sigurinë e personelit, sigurinë industriale, sfidat kibernetike, etj.

Pjesëmarrës ne këto takime ishin edhe Përfaqësuesit e Drejtorisë se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, te cilët prezantuan në Konference disa aspekte te praktikave me te mira në fushën e sigurisë se informacionit te klasifikuar ne Shqipëri.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Takim i radhës së Konferencës Ndërkombëtare te Grupit të Punës për Sigurimit Industrial (MISWG)"
Bratisllavë,
4 - 7 Shtator 2012

 

Gjatë datave 4 - 7 Shtator 2012 ne Bratisllave te Sllovakise u zhvillua konferenca e 27-të e MISWG. Shqiperia eshte anetare e ketij forumi informal qe prej vitit 2009.
Ne kete takim moren pjese 68 perfaqesues nga 32 shtete si dhe perfaqesues te NATO (NOS), Agjencise Europiane te Mbrojtjes (EDA) dhe nga Komisioni Europian.
Shqiperia mori pjese per here te trete ne kete forum me ane te perfaqesuesve te DSIK dhe Drejtorise se Shifres prane Ministrise se Mbrojtjes

.................................................................................................................................................................................................

 

"Takim i krereve te autoriteteve te sigurise kombetare NSA e anetareve te SEE te keshillit per bashkepunim rajonal ( SEENSA)"
Lubjanë,
7 - 9 Maj 2012

 

Në bashkëpunim me sekretariatin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Autoriteti i Sigurisë Kombëtare të Republikes së Sllovenisë,organizoi: Takim i krerëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare NSA e anëtarëve të SEE të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (SEENSA),me mbështetjen e plotë të Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe Këshillit të Sekretariatit të  Përgjithshën të EU ( Zyra e sigurisë)
Konsensusi u arrit me adaptimin e dokumentit për “Qëllimin e Bashkëpunimit”, i cili u zhvillua në takimin e parë dhe të dytë të grupit të punës së  SEENSA-s. Gjatë diskutimit të mbajtur ditën e parë anëtarët e SEENSA morën vendimin për të krijuar Grupin Tematik të Punës. (GTP) Për secilën nga subjektet e diskutuara.u vendos që cdo GTP të kishte një drejtues dhe zv.drejtues të NSA për t’ju bashkuar dhe asistuar punës.

Puna e GTP do të mbeshtetet nga NOS, Sekretariati i Përgjithsëhm i Këshillit të EU dhe Sekretariati i RCC-së. Raporti i progresit të ndërmjetëm  do të përgatitet nga drejtuesi i GTP së NSA, i cili më pas do të dërgohet në takimin e radhës që do të mbahet më 11-13 shtator 2012.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Vizita e Drejtorit të Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Shqipëri"
Tiranë,
25 Prill 2012

 

Drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s ( NOS ), njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Sigurisë së NATO-s , Z. Stephen F. SMITH, i shoqëruar nga eksperti për cështjet e sigurisë në NOS, Z. Jean ROBILLARD, nga datat 25-27 Prill 2012, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri. Më datë 25 Prill 2012, në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe stafin e ngushtë të DSIK-së, Z.Stephen F. SMITH vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha disiplinat e sigurisë.
Në vijim të vlerësimeve për veprimtarinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar ( DSIK ), Z. SMITH nënvizoi dedikimin dhe profesionalizmin e lartë të stafit të DSK-së në përmbushjen e detyrimeve dhe standarteve sipas Politikës së Sigurisë së NATO-s.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për cështje të sigurisë në tërësi, si dhe për aspekte të vecanta të punës së institucioneve tona shtetërore në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar të NATO-s në Shqipëri .

.................................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës se Kosoves mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Prishtinë,
11 - 14 Prill 2012

 

Më 11 - 14 Prill 2012, në Prishtine u mbajt raundi i dyte i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës se Kosoves mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare negociatat u drejtuan nga Z. Mark Ndreca, Drejtor i Drejtorisë së Vetting-ut dhe Regjistrit Qendror prane Drejtorise se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala Kosovare negociatat u drejtuan nga Z. Bashkim Smakaj, Drejtor i Agjensise Kosovare per Inteligjencen. ( AKI)
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Takimi i Dytë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore"
Sofje,
28 Mars 2012

 

Me datë 28 Mars 2012, në Rezidencën Boyana, në Sofje të Bullgarisë u zhvillua Takimi i Dytë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore. Takimi i parë është mbajtur në Tiranë, me 24 Nëntor 2011.
Vendet pjesëmarrëse të këtij takimi, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Serbia dhe Sllovenia u përfaqësuan nga ekspertë dhe drejtues të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu ishin të pranishëm në takim: përfaqësues te Zyrës se Politikave te Sigurisë pranë BE dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, me qendër në Sarajevë.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth Draft Dokumentit për fushat e bashkëpunimit ndërmjet NSA-ve të vendeve të Evropës Juglindore dhe çështje të veçanta teknike lidhur me thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

.................................................................................................................................................................................................

 

" Takimi i Parë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore"
Tiranë,
24 Nëntor 2011

 

Me datë 24 Nëntor 2011, nën drejtimin dhe mbështetjen e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me cilësinë e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, u zhvillua në Tiranë, Takimi i Parë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.
Vendet pjesëmarrëse të këtij takimi; Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, u përfaqësuan nga ekspertë dhe drejtues të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu ishin të pranishëm në takim: perfaqesues te Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/, dhe Zyres se Politikave te Sigurisë pranë BE. 
Gjatë këtij takimi u diskutuan aspekte te veëanta teknike lidhur me thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Pjesëmarrësit e vlerësuan maksimalisht produktivitetin dhe frymën miqësore të këtij takimi.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Vizitë në Kosovë në kuadrin e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë
Kosove,
21 - 23 Qershor 2011

 

Me ftesë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë /AKI/ një delegacion i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar /DSIK/, i kryesuar nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i kësaj drejtorie, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, nga data 21-23 qershor 2011.
Delegacioni i DSIK-së, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtare për informacionin e klasifikuar të NATO-s, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, u prit nga Drejtori i AKI, Z. Bashkim Smakaj dhe stafi i tij. Gjatë vizitës, u organizuan takime të veçanta dhe pati shkëmbime reciproke të përvojave me drejtuesit dhe ekspertët e Departamentit të Verifikimit të Sigurisë të AKI.
Vizita u krye në kuadrin e bashkëpunimit për procedurat e klasifikimit të informacioneve dhe procedurat e Vetting-ut.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Delegacioni i DSIK-së u takua edhe me Ministrin e FSK, Z. Agim Çeku dhe drejtues të lartë të kësaj ministrie. Në këto takime u diskutua për çështjet e aplikimit të standardeve të sigurisë së NATO-s në të gjitha disiplinat e sigurimit të informacionit të klasifikuar.

.................................................................................................................................................................................................

 

Pjesëmarrje në takimin me tematikë: “Bashkëpunimi Rajonal në kuadrin e funksionimit të Sistemit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar – Praktikat dhe përballja me sfidat në vendet e Evropës Juglindore”
Bullgari,
25 Maj 2011

 

Me iniciativën e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të EU dhe të NSA-së Bullgare, më datë 25 Maj 2011, në rezidencën “Bojana” në Sofje, u mbajt takimi i parë i Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të vendeve të Evropës Juglindore me tematikë; “Bashkëpunimi Rajonal në kuadrin e funksionimit të Sistemit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar – Praktikat dhe përballja me sfidat në vendet e Evropës Juglindore”.
Në këtë takim ishin pjesëmarrës drejtuesit e NSA-ve të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Gjithashtu në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Z. Hido Bišcevic, Zevendësdrejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Pergjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, Z. David Galloway, Shefi i Mbikëqyrjes së Politikave pranë Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/, Z. Giuseppe Benassi dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan aspekte të rëndësishme të praktikave për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe për  thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në këtë fushë të rëndësishme.
Delegacionet e NSA-ve pjesëmarrëse zhvilluan edhe takime dypalëshe në kuadrin e intensifikimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e informacionit të klasifikuar. Në këtë kuadër, delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar /DSIK/, i kryesuar nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i kësaj drejtorie pati takime të rëndësishme me delegacionin e NSA-së bullgare, kryesuar nga Zj. Tsveta Markova, delegacionin e NSA-së së Bosnjë Hercegovinës, kryesuar nga Z. Munib Isakovic dhe delegacionin e NSA-së  Maqedonase, kryesuar nga Zj. Lidija Kostovska.

NSA-ja e Sllovenisë do të jetë mikëpritësja për takimin e radhës të Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të vendeve të Evropës Juglindore.

.................................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Rumune mbi mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar
Rumani,
14-17 Qershor 2011

 

Më 14 - 17 Qershor 2011, në Rumani u mbajt raundi i parë i negociatave për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Rumune mbi mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni rumun drejtohej nga Z. Mariu Petrescu, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Regjistrit për Informacionin e Klasifikuar.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................. .............

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze
mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
3  Maj 2011

Më 3 Maj 2011, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë..

..................................................................................................................................................................................

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze
mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar"
Francë,
20 – 23  Shtator 2010

Më 20 - 23 Shtator 2010, në Paris u mbajt raundi i dytë i negociatave për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 3 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni francez drejtohej nga Z. Vincent Avoine, Përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

.................................................................................................................................................................................. ............

 

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin
dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të
Informacionit të Klasifikuar”

Tiranë,
7 Maj 2010

 

Më 7 Maj 2010, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala Sllovene, marrëveshja u nënshkrua nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

..................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”
Tiranë,
12-15 Prill 2010

 

Më 12 - 15 Prill 2010, në Tiranë u mbajt raundi i parë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare negociatat u drejtuan nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala franceze negociatat u drejtuan nga Z. Vincent Avoine, Përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

..................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”
Tiranë,
19 Dhjetor 2009

 

Më 16 Dhjetor 2009, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”. Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Letonisë, marrëveshja u nënshkrua nga Zj. Astra Kurme, Ambasadorja Letoneze.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

..................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Çeki,
19 Nëntor  2009

 

Më 19 Nëntor 2009, në Pragë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”. Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës Çeke, marrëveshja u nënshkrua nga Z. Dušan Návratil, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Çeke.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm  në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

..................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
28–30 Tetor 2009

 

Më 28 – 30 Tetor 2009, në Tiranë u mbajtën negociatat për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare negociatat u drejtuan nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala sllovene negociatat u drejtuan nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

..................................................................................................................................................................................

 

 

"Vizita e Drejtorit të Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Shqipëri"

Tiranë,
23–26 Shtator 2009

 


Nga data 23–26 Shtator 2009, Drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s (NOS), njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Sigurisë së NATO-s, Z. Michael T. Evanoff, kreu një vizitë pune në Shqipëri. Z. Evanoff ishte i shoqëruar nga ekspertja për çështjet e sigurisë në NOS, Zj. Genevieve Labelle.

Gjatë ditëve të vizitës së tij në Shqipëri, Z. Michael T. Evanoff u takua me Presidentin e Republikës, Z. Bamir Topi, Ministrin e Mbrojtjes, Z. Arben Imami dhe me Drejtues të strukturave të sigurisë.

Në takimet e zhvilluara u diskutua për çështje të sigurisë në tërësi si dhe për  aspekte të veçanta të punës së institucioneve tona shtetërore në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar të NATO-s në Shqipëri.

Z. Michael T. Evanoff, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha disiplinat e sigurisë.

Në vijim të vlerësimeve për veprimtarinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar (DSIK), Z. Evanoff nënvizoi dedikimin dhe profesionalizmin e lartë të stafit të DSIK-së në përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve sipas Politikës së Sigurisë së NATO-s.

..................................................................................................................................................................................

“Negociatat  ndërmjet  Këshillit  të  Ministrave  të  Republikës  së  Shqipërisë  dhe Qeverisë  së  Republikës  Çeke  për  shkëmbimin  dhe  mbrojtjen  e  përbashkët  të  Informacionit  të Klasifikuar"
Tiranë,
27 Qershor 2009

 

Më 27 Qershor 2009, në Tiranë u mbajt raundi i dytë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit  të  Klasifikuar”.
Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë negociatat u mbajtën nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës Çeke negociatat u mbajtën nga Z. Dušan Navratil, Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të  Republikës  Çeke.

Negociatat  u mbajtën  në  një  atmosferë miqësore  dhe  frytdhënëse.

..................................................................................................................................................................................

“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë  së  Republikës së Sllovakisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
18 Qershor 2009

 

Më 18 Qershor 2009, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga ana e Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Sllovake, Z. František Blanárik dhe nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

..................................................................................................................................................................................

 

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Çeki,
25 - 28 Shkurt 2009

 

Më 25 - 28 Shkurt 2009, në Pragë u mbajtën negociatat për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 4 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni çek drejtohej nga Z. Dušan Navratil, Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Republikës Çeke.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

..................................................................................................................................................................................

"Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Slloveni,
10-13 Shkurt 2009

 

Më 10-13 Shkurt 2009, në Slloveni u mbajtën negociatat për "Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar".
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 4 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni slloven drejtohej nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

..................................................................................................................................................................................


"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë mbi mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Tiranë,
19 Dhjetor 2008

 

Me 19 Dhjetor ne Ministrine e Puneve te Jashtme u zhvillua ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes ndermjet “Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise mbi Mbrojtjen e Perbashket te Informacionit te Klasifikuar”.  Nga ana e Qeverise se Republikes se Kroacise, marreveshja u nenshkrua nga kreu i Autoritetit te Sigurise Kombetare Kroate, Z. Ladislav Pivcevic dhe nga  ana e Keshillit te Ministrave te Shqiperise marreveshja u nenshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Autoritetit te Sigurise Kombetare per Shqiperine.
Kjo marreveshje perben nje hap te rendesishem perpara ne marredheniet bilaterale te dy vendeve dhe perben nje pike referimi ne bashkepunimin nderrajonal ne fushat e sigurise.

..................................................................................................................................................................................

 

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë mbi mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar"
Sllovaki,
17- 20 Nëntor 2008

 

Më 17-20 Nëntor 2008, në Sllovaki, u mbajtën negociatat e "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë mbi mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar". Delegacioni shqiptar përbëhej nga 4 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

..................................................................................................................................................................................

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi mbrojtjen e ndersjellte të informacioneve të klasifikuara"
Tiranë,
18 Shtator 2008

 

Me date 18 Shtator 2008 ne ambjetet e Ministrise se Puneve te Jashtme, u krye nenshkrimi perfundimtar i "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi mbrojtjen e ndersjellte të informacioneve të klasifikuara".

Ne emer te te dy qeverive nenshkruan: per Keshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar i cili eshte Autoriteti i Sigurimit Kombetar, Z. Shyqyri Dekavelli dhe per Qeverine e Republikës Federale të Gjermanisë, nga Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë ne Shqiperi.

Nenshkrimi i kesaj marreveshje ben te mundur mbrojtjen e informacionit te klasifikuar qe do te shkembehet midis institucioneve shteterore te 2 vendeve dhe do te forcoje me tej bashkepunimin ne fushen e sigurise me Republikën Federale të Gjermanisë.

Ceremonia e nenshkrimit u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore.

..................................................................................................................................................................................


"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për mbrojtjen e përbashkët të informacionit të klasifikuar"
Zagreb,
16-19 Korrik 2008

 

Me 16-19 Korrik 2008, ne Zagreb te Kroacise, u mbajt raundi i dyte i negociatave te "Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise per mbrojtjen e perbashket te informacionit te klasifikuar".
Delegacioni shqiptar perbehej nga 5 anetare, dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar. Te dyja palet rane dakord mbi nje draft te perbashket dhe nenshkrimi perfundimtar i kesaj marreveshjeje pritet te behet ne Kroaci, gjate vizites se planifikuar te Kryeministrit te Republikes se Shqiperise, Z. Sali Berisha ne vjeshte te ketij viti. Negociatat u mbajten ne nje atmosfere miqesore dhe frytdhenese.

..................................................................................................................................................................................

"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar"
Tiranë,
27 Shkurt 2008

 

Në Sofie të Bullgarisë, me 27 Shkurt 2008, u nënshkrua "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar".

Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasikuar, ndërsa për palën Bullgare nga Zj. Tsveta MARKOVA, Drejtore e Komisionit Shtetëror për Sigurimin e Informacionit.

Kjo marrëveshje është në vijim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe duke reflektuar zbatimin e rekomandimeve të Strukturave Euroatlantike.

..................................................................................................................................................................................


"Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrahinës për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar" Tiranë,
5 Shkurt 2008

 

Me datë 5.2.2008, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, u nënshkrua "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrahinës për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar".

Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri DEKAVELLI, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasikuar, ndërsa për palën ukrahinase nga Zoti Mykola HALAMBA, Zevendëskryetar i Shërbimit të Sigurimit të Ukrahinës.

Marrëveshja e nënshkruar nga Shefat e Autoriteteve Kompetente, i paraprin nënshkrimit të protokolleve teknike ndërmjet ministrive dhe institucioneve shtetërore të dy vendeve respektive për shkëmbim të ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar sipas fushave me interes të përbashkët.

Kjo marrëveshje është në vijim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe duke reflektuar zbatimin e rekomandimeve të Strukturave Euroatlantike.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, në cilësine e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit të klasifikuar "sekret shtetëror", me NATO- n, me shtetet dhe organizatat e tjera nderkombëtare ka inicuar marrëveshje me vende të tjera anëtare dhe partnere të NATO-s.

..................................................................................................................................................................................



"Negociata ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë për "mbrojtjen reciproke të informacioneve të klasifikuara""
Berlin,
12 -13 Nentor 2007

 

 

Ne datat 12 -13 Nentor 2007, ne Berlin, nje delegacion i eksperteve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) prane Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, zhvilloi negociata me nje delegacion te eksperteve te Pales Gjermane, "Mbi Projekt Marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise per mbrojtjen reciproke te informacioneve te klasifikuara".

Negociatat u zhvilluan me nivel te larte profesional dhe ne fryme miqesore dhe bashkepunimi reciprok.

Delegacionet, shkembyen mendime ne fushen e sigurimit te informacionit te klasifikuar.
Procedurat kombetare per aprovimin dhe nenshkrimin e Projekt Marreveshjes se negociuar jane ne process nga palet.

..................................................................................................................................................................................



Konferenca ndërkombëtare mbi "Eksperiencat dhe Sfidat - në funksionimin e sistemit mbrojtës të informacionit të klasifikuar"
Sofie,
21-23 Tetor 2007

 

 

Me ftesë të Komisionit Shtetëror për Informacionin e Klasifikuar të Bullgarisë -; një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Sofie më 21-23 Tetor 2007, mbi "Eksperiencat dhe Sfidat - në funksionimin e sistemit mbrojtës të informacionit të klasifikuar".

Në këtë konferencë morën pjesë Autoritetet e Sigurimit Kombëtar, (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, Bullgaria, Belgjika, Gjermania, Italia, Spanja, Hungaria, Republika Çeke, Lituania, Rumania.
Dhe vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Gjithashtu në këtë konferencë mori pjesë dhe një përfaqësues i Zyrës së Sigurisë së NATO-s, (NOS), përfaqësuar nga Z. Rolf Ultes.

Delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK), në kontekst me NATO-n - Autoriteti i Sigurimit Kombëtar, kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli.
Sipas programit, delegacioni ynë referoi tre materiale;
"Sigurimi Industrial", "Legjislacioni shqiptar për mardhëniet ndërkombëtare në fushën e informacionit të klasifikuar" dhe "Praktikat e proçedurat në fushën e sigurisë së personelit"
Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës u shkëmbyen pikëpamje dhe ekperienca me interes të përbashkët në fushën e sigurisë së informaciont të klasifikuar, për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.
Konferenca u zhvillua në një nivel të lartë profesional dhe në një frymë miqësore.

..................................................................................................................................................................................


Konferenca ndërkombëtare e organizuar ne Kroaci mbi "implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s" në fushën e informacionit të klasifikuar
Opatija,
18-19 Shtator 2007

 

Me ftesë të Autoritetit të Sigurimit Kombëtar të Kroacisë -; një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Opatija më 18-19 Shtator 2007, mbi "Implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s" në fushën e informacionit të klasifikuar.

Në këtë konferencë morën pjesë Autoritetet e Sigurimit Kombëtar, (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, si Sllovenia, Hungaria dhe Bullgaria; vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Drejtori i NOS-it.

Delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK), në kontekst me NATO-n - Autoriteti i Sigurimit Kombëtar, kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli. Sipas programit, delegacioni ynë referoi tre materiale e konkretisht;
"Roli dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)", "Organizimi i Regjistrit Qendror dhe i Nën-Regjistrave për kontrollin e Informacionit të Klasifikuar të NATO-s" dhe "Politikat e Sigurisë për informacionin e klasifikuar brenda Zonave të Sigurisë"
Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës u shkëmbyen pikëpamje dhe ekperienca me interes të përbashkët në fushën e sigurisë së informaciont të klasifikuar, për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.

Gjatë ditëve të konferencës u zhvilluan takime të veçanta me delegacionet e vendeve pjesmarrëse si Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Bullgaria e Maqedonia.
Një takim i veçantë u zhvillua me Drejtorin e NOS-it.

..................................................................................................................................................................................

Konferencë Rajonale e
Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar
Ohër,
24-25 Prill 2007

Me ftesë të Drejtorise për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar) të Maqedonisë, një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigutimit Kombëtar) te Shqiperise, mori pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar në Ohër më 24-25 Prill 2007, për aspektet e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Në këtë konferencë morën pjesë Autoritet e Sigurimit Kombëtar (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, si Sllovenia, Hungaria, Bullgaria; vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia; si dhe vendet që sapo kanë nënshkruar Partneritetin për Paqe, si Mali i Zi dhe Serbia. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Bruksel dhe Zyrtarë të NATO-s me aktivitet në Shkup, përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni, etj .

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i Drejtorise se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigutimit Kombëtar). Delegacioni shqiptar mbajti prezantimin për "Proçedurat e Sigurimit të Personelit që autorizohet për të patur akses tek informacioni i klasifikuar kombëtar dhe i NATO-s". Në Konferencë pati edhe disa prezantime të tjera të zyrtarëve të NATO-s dhe të delegacioneve pjesëmarrëse, për rolin dhe përgjegjësitë e strukturave të NATO-s ndaj kërcënimeve terroriste; për aspekte të sigurimit fizik të informacionit të klasifikuar; për aspekte të sigurimit të informacionit në rrjetet informatike, mjetet dhe pajisjet e transmetimit, etj. Ne konferencë u shkëmbyen ekperienca për shumë çeshtje me interes të përbashkët si për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.

Në përfundim nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë Konferencë pati vlerësime pozitive për arritjet e shënuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ne aplikimin e standarteve të sigurisë së informacionit në një linjë me dokumentin e Politikës së Sigurisë të NATO-s.

..................................................................................................................................................................................

Negociata ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë për mbrojtjen dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar
Sofje,
11-12 Prill 2007

Ne datat 11-12 Prill 2007, ne Sofje, nje delegacion i eksperteve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) prane Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, zhvilloi negociata me nje delegacion te eksperteve te Komisionit Shteteror per Sigurimin e Informacionit (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) te Republikes se Bullgarise, "Mbi Projekt Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Bullgarise dhe Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise per mbrojtjen e perbashket dhe shkembimin e informacionit te klasifikuar".
Negociatat u zhvilluan me nivel te larte profesional dhe ne fryme miqesore.
Mbas negociatave, te dy delegacionet, te kryesuar nga drejtoret perkates te Autoriteteve te Sigurimit Kombetar, shkembyen mendime ne fushen e sigurimit te informacionit te klasifikuar.
Procedurat kombetare per aprovimin dhe nenshkrimin e Projekt Marreveshjes se negociuar jane ne proçes.